
Kiduina Zaka, kandidate për deputete e Partisë Socialiste, në një video-mesazh nuk ka kursyer akuzat ndaj Partisë Demokratike për skema të vjetra, shpifje dhe manipulime.
Deklarata e kandidatës për deputete e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka:
“Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës🦉. Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë. Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!”