KryesoreLajme
Kryesore

Kandidati i PS, Ervin Doda, i kapur në mashtrim: Fshehu burgun në formularin e dekriminalizimit

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal, i cili mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kandidati i PS akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij, më konkretisht 5 muaj burg për veprat penale të dyshuara, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kallëzimit, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg, si i dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje, për të cilat në përfundim Doda është shpallur i pafajshëm. Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i PS.

Gjithashtu, Ervin Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2025, si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në kallëzimin e PD thuhet se Ervin Doda, në të dy formularët, duke iu përgjigur pyetjes nr. 4, ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg.

Në këto kushte, në materialin kallëzues thuhet se kandidati për deputet, Ervin Doda ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button