Lajme

Kandidati i PD-së, Besart Xhaferri: “Paqja fiskale” – Luftë ndaj sipërmarrjes private

Besart Xhaferri, kandidati për deputet i Partisë Demokratike dhe kryetar i Forumit Rinor të PD-së, ka reaguar ashpër ndaj politikave fiskale të qeverisë Rama, duke e quajtur “Paqen fiskale” një provë të qartë të luftës që kryeministri ka zhvilluar për 12 vjet ndaj sipërmarrjes private. Xhaferri ka theksuar se taksidarët e Edi Ramës kanë realizuar masakra ndaj biznesit, duke e kthyer sistemin fiskal në një makineri kontrollesh dhe gjobash të padurueshme, që kanë shkatërruar mundësitë e sipërmarrësve për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Ai ka shtuar se ky abuzim me taksat dhe mbikëqyrjet, që përfshijnë kontrolle absurde si ato të prodhimeve të iPhone, ka detyruar shumë sipërmarrës që krijojnë mundësi punësimi të largohen nga Shqipëria dhe të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan:

“Paqja fiskale që propagandon Edi Rama dëshmon se për 12 vite ai ka qenë në luftë me sipërmarrjen. Taksidarët e tij kanë kryer masakra ndaj biznesit, duke e kthyer kontrollin fiskal në një makineri si seria e prodhimeve të iPhone. Si në asnjë vend në botë, eksodi ka shkatërruar edhe sipërmarrësit.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button