Rajoni

Kamberi kërkon tabela të veçanta të regjistrimit për Preshevën

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar iniciativën për pajisjen e komunës së Preshevës me tabela të veçanta të regjistrimit të automjeteve.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka theksuar se aktualisht në këtë komunë janë të regjistruara 12.387 automjete, ndërsa Presheva numëron 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë duke përfshirë edhe ata jorezident.

“Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës. Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka theksuar se ky hap do të ishte një njohje e barazisë dhe identitetit të komunës së Preshevës brenda sistemit administrativ të Serbisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button