Sport

Ka shkuar në 28 numri i kombëtareve të kualifikuara në “Botërorin 2026”

Numri i ekipeve që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “USA-Kanada-Meksikë 2026” ka arritur në 28. Dritarja e tetorit për ndeshjet kualifikuese u mbyll mbrëmë, duke zbuluar disa emra të rinj që kanë prerë biletën për në garën më të madhe të futbollit botëror, shkruan “Gazeta Express”.

Nga Evropa, vetëm Anglia e ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen deri tani, ndërsa mbeten edhe 15 vende të lira që do të përcaktohen në muajt e ardhshëm. Në garë për një vend në Botëror mbeten edhe Kosova dhe Shqipëria, të cilat shpresojnë të shkruajnë historinë me një kualifikim të mundshëm.

Në total, Botërori i vitit të ardhshëm do të ketë 48 kombëtare, që do të ndahen në tri shtetet organizatore – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtaret e kualifikuara deri tani:

Organizatorët:

SHBA

  • Kanadaja
  • Meksika

Evropa:

  • Anglia

Azia:

  • Arabia Saudite
  • Australia
  • Irani
  • Japonia
  • Jordania
  • Katari
  • Koreja e Jugut
  • Uzbekistani

Afrika:

  • Afrika e Jugut
  • Algjeria
  • Bregu i Fildishtë
  • Egjipti
  • Gana
  • Kepi i Gjelbër
  • Maroku
  • Senegali
  • Tunizia

Amerika e Jugut:

  • Argjentina
  • Brazili
  • Ekuadori
  • Kolumbia
  • Paraguai
  • Uruguai

Oqeania:

  • Zelanda e Re

Me mbylljen e tetorit, kanë mbetur edhe 20 vende të lira për t’u plotësuar, ndërsa në nëntor dhe mars pritet të zhvillohen ndeshjet vendimtare për plotësimin e listës së 48 ekipeve që do të garojnë në “Botërorin 2026”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button