KryesoreLajme
Kryesore

‘Ka ardhur te PD për të fituar ca para’/ Strategu Chris LaCivita i përgjigjet ashpër Edi Ramës

Strategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA-ve, tashmë shefi i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita i është përgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama ndaj tij, duke thënë se ka ardhur tek PD vetëm për të “fituar ca para”.

Nga studio e ‘Opinion’, përgjigja e LaCivita ka qenë me akuza, duke u shprehur se kreu i qeverisë bën ironi të tilla pasi nuk mbulon dot dështimin e qeverisë së tij prej 12 vitesh.
LaCivita theksoi se kurrë nuk do të punonte kundër agjendës së administratës Trump.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Ka qenë vetë Kryeministri që tha se keni ardhur për të fituar ca para e më pas do të ktheni në Shtetet e Bashkuara.

LaCivita: Edi Rama e thotë këtë gjë sepse nuk mbron dot 12 vitet e fundit si Kryeministër që ka shkartuar çdo gjë. Nuk ka asgjë për të folur përveç se dështimeve të tij.

Fevziu: Do ju pyes pyetjen e dytë të ndjeshme. A keni folur me administratën amerikane për praninë tuaj këtu?

LaCivita: Jo. Nuk përfaqësoj Shtetet e Bashkuara. Jam një individ privat. Nuk punoj për qeverinë. Janë në dijeni. Kurrë nuk do të punoja kundër agjendës së Presidentit nëpër botë. Por nuk kam nevojë për lejen e ndokujt për të bërë atë që jam duke bërë. Jam këtu për një pikëpamje politike. Angazhimi im dhe aftësitë e mija që të sigurohemi që partia demokratike do të fitojë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button