Sport

Juventusi pranë nënshkrimit me Edon Zhegrovën, rikrijohet dyshja me Jonathan David

Juventus ka vendosur shënjestrën drejt sulmuesit kosovar, Edon Zhegrovës, dhe duket i vendosur ta sjellë në Torino për t’u ribashkuar me Jonathan David. Ky lëvizje synon të rikrijojë dyshen që shkëlqeu te Lille, duke formuar një tandem të fortë ofensiv për bardhezinjtë.

Sipas raportimeve të gazetës italiane Tuttosport, bisedimet mes klubit italian dhe agjentit të Zhegrovës, Hasan Çetinkaya, kanë avancuar ndjeshëm. Thuhet se ekziston një marrëveshje paraprake për kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh, përveç bonuseve të ndryshme.

Lille kishte kërkuar fillimisht rreth 25 milionë euro për kartonin e lojtarit, por me afatin e merkatos që po mbyllet, shifra mund të ulet dhe transferimi pritet të mbyllet për 18-20 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Sipas burimeve, lëvizja për Zhegrovën ka marrë avantazh pas huazimit të Douglas Luiz te Nottingham Forest, duke hapur rrugën për transferimin e kosovarit nga “Zonja e Vjetër”.

Ky zhvillim e vendos Juventusin në pozicion të favorshëm përballë konkurencës nga Olympique Marseille, i cili po përballet me probleme të brendshme dhe nevojën për të shitur lojtarë si Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot. Vonesat e klubit francez mund të favorizojnë bardhezinjtë në sigurimin e firmës së Zhegrovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button