Juventusi e rikthen magjinë që e dhuroi Zhegrova ndaj Atalantës

Edon Zhegrova nuk ka arritur ende të jetë titullar tek Juventusi, të cilit iu bashkua në verën që po e lëmë pas.
Por, gjatë minutave që ia dhuroi trajneri Igor Tudor, ylli kosovar i ka shfaqur aftësitë e padiskutueshme që i posedon, shkruan “Gazeta Express”.
Sot, “Zonja e Vjetër” e bëri një postim në rrjetet sociale, ku përmes një videoje e kujtoi magjinë e shfaqur nga përfaqësuesi kosovar në ndeshje me Atalantën.
Deri tash, atij i janë dhënë minuta kryesisht në pjesën e dytë, duke e pasur parasysh se vjen nga një lëndim që e kishte lënë jashtë fushave të blerta për plot nëntë muaj dhe për momentin është paksa më prapa në aspektin fizik, të cilin po mundohet ta rikuperojë.
Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar 26-vjeçarin që të bëjë driblime të rralla në ata minuta që i është dhënë hapësira, ndërsa tifozët e Juves shpresojnë që shumë shpejt ta shohin atë titullar dhe duke e dhënë kontributin e pritur prej tij.



