
Juristi Kreshnik Myftari i cilëson deklaratat e kryeministrit Edi Rama, si kërcënim për votuesit, që sipas tij janë ambivalente dhe si ndjenjë për patronazhistët.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, juristi Myftari tha se njerëzit nuk duhet t’i frikësohen inatit të patronazhistëve. Sipas tij, deklaratat e Ramës, të bëra kryesisht në rubrikën Sy m’sy’ gjatë përgjigjeve që u jep qytetarëve, janë sugjestionuese, kërcënim dhe intimidim për zgjedhësit, çka përbën për të, vepër penale.
Është ambivalente si deklaratë dhe si ndjenjë për patronazhistët. Nuk e kuptoj pse njerëzit dujet ‘i frikësojë inati i patronazhistëve? Rama ka bërë një deklaratë që patronazhistët kanë funksion partiak, të ndarë nga administrata. Janë deklarata që tregojnë se patronazhistët s’janë të ndarë nga pushteti, siç duhet të jetë. Deklatratat janë sugjestionim dhe intimidim i votuesve, janë vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore, manipulim dhe kërcënim i votuesve.
Vëzhgimi, hakmarrja, janë pjesë e fjalorit, ‘që ta dini se më kë keni të bëni’.
Neni 330 i Kodit Penal, e parashikon pengimin e zgjedhësit. Ajo nuk lidhet vetëm me ditën e votimit, por çdo kanosje, cenim, jo vetëm ditën e zgjedhjeve, apo edhe me fjalor tjetër si ‘mos votoni, s’ka alternativë tjetër, ne këtu do jemi’, këto janë në kuadër të elementëve. Se sa ndikim do të ketë kjo, do të shihet.
Zgjedhjet do të certifikoheshin nëse krimi do të parandalohej, e jo kur konsumohet. Nëse do parandalohej me hetime dhe ky aktivitet do ta pengonte të jepte efekt në kuadër të manipulimit të zgjedhjeve, po.