
Drejtuesja e Partisë Demokratike të PD për diasporën ka folur për Syri tv gjatë mesditës së sotme. Ajo ka lëshuar alarmin se në kutitë e diasporës po dalin vota vetëm për PS si ne kohën e diktaturës.
Jozefina Topalli: Sapo ka filluar numërimi i i kutive dhe unë isha duke para qendrat e Beratit. U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kamë çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ja kishte lakmi.
Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë.
Nuk jemi ende duke folur për Greqinë sepse unë besoj se ajo do të dalë 123 për qind për PS
Armela Ferko: Çfarë vlen të themi kur shihet se si është manipuluar?
Jozefina Topalli: Nuk mund të flas për një gjë të tillë por ne që kemi jetuar kohën e para viteve 90, rezultati i kutive të Beratit ishte rezultati që nxirrej në periudhën e diktaturës. Edhe në atë kohë kishte njerëz me kurajo që nuk votonin, kështu që nuk u dilte 100 për qind. Dhe ky është rezultati i sotëm në kutinë e parë dhe në kutinë e dytë të Beratit.
Kjo në fakt është një thirrje e fortë për të tronditur këdo që jeton në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Nuk kam koment tjetër.
Armela Ferko: Duke patur parasysh patronazhimin, ose nje sërë mënyrash që janë përdorur, a mendoni tani që është bërë gabim që është pranuar që të kalohet tek vota e diasporës duke qene se në kemi kaq shumë probleme brenda vendit.
Jozefina Topalli: Jo nuk mendoj. Ishte e drejta e tyre. Nuk ka lidhje me gabim. Kjo është një problem shumë serioz me shoqërinë shqiptare. Jo thjesht me politikën shqiptare. Jemi në kushtet kur për PS votohet me 90 ose 99 për qind. Kështu votohej vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Të marrim një kurorë e t’ja vëmë në kokë e ta shpallim mbret dhe jemi të gjithë të lumtur. Të falënderoj.