Kosova
Arrestohet në aeroport personi i dënuar për 7 vepra penale dhe i kërkuar për 4 të tjera

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në aeroportin e Prishtinës një 33-vjeçar, i cili ishte i dënuar për shtatë vepra penale dhe i kërkuar për katër të tjera.
Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është A.P., ndaj të cilit ekzistonte një vendim gjykate për dënim me 3.6 vite burgim për veprat penale “Mashtrim”, “Vjedhje”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Vjedhje të rëndë”.
Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme, A.P. është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ngjarja ka ndodhur sot, më 17 tetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.



