Kosova

Jock Covey dëshmon në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vijuar sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku në seancën e radhës ka filluar dëshminë e tij Jock Covey, i ftuar si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Covey, një ish-zyrtar i lartë ndërkombëtar me përvojë të gjerë në Ballkan gjatë dhe pas luftës në Kosovë, pritet të dëshmojë për dy deri në tre ditë.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, ai shërbeu si zëvendës i përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë (UNMIK), ku kishte qenë gjithashtu zëvendës i Bernard Kouchner. Në këtë rol, Covey ishte një nga figurat kyçe të administratës ndërkombëtare që menaxhonte tranzicionin e Kosovës, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit në periudhën e rindërtimit dhe stabilizimit.

Për shkak të njohurive dhe përvojës së tij mbi kontekstin politik dhe të sigurisë në Kosovë, dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj Thaçit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button