James Rubin: Udhëheqësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon rolin e Thaçit gjatë Marrëveshjes së Rambujesë

Avokati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka deklaruar se dëshmitari James Rubin ka shërbyer si ndihmës-sekretar i Shtetit Amerikan për çështje publike dhe si zëdhënës kryesor që raportonte drejtpërdrejt para Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Sipas Mishetiq, Rubin ishte udhëzuar nga Albright për t’u angazhuar me delegacionin shqiptar të Kosovës gjatë konferencës së Rambujesë në janar 1999 dhe më pas mori pjesë në negociata si i dërguar i posaçëm për të siguruar demobilizimin e UÇK-së.
Ai ka zhvilluar takime të shumta me Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së, duke vërejtur se roli i Thaçit ishte i kufizuar gjatë procesit të demilitarizimit, por dëshira e tij ishte për një Kosovë të qetë dhe multietnike.
Rubin gjithashtu ka kontribuar në krijimin e Tribunalit të Posaçëm për krimet e luftës (TPJN), duke theksuar se Albright ishte një avokuese e fuqishme për themelimin e tij.
Në prova materiale u pranua dëshmia e Rubin, e cila, sipas tij, pasqyron të vërtetën dhe do të ishte e njëjtë nëse do të pyetej sërish për të njëjtat çështje.