Kosova

James Rubin: UÇK nuk kishte strukturë të organizuar ushtarake

Ish-diplomati amerikan James Rubin ka dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të organizuar ushtarake si ushtritë e tjera. Sipas tij, UÇK përbëhej më shumë nga grupe dhe klane, pa batalione, brigada apo njësi të rregullta.

“Me sa pashë unë, nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se nuk ka pasur organizim nga pikëpamja ushtarake,” tha Rubin. Ai mohoi gjithashtu të ketë dijeni për ekzistencën e policisë ushtarake brenda UÇK-së.

Rubin tha se kishte parë disa nga uniformat e luftëtarëve, por nuk i konsideronte ata si komandantë apo si pjesë e një shtabi të përgjithshëm.

Në lidhje me komunikatat e UÇK-së, Rubin theksoi se i kishte lexuar shumë, por i konsideronte thjesht përpjekje për ta bërë organizatën të duket më e rëndësishme sesa ishte realisht. “Për mua ishin thjesht manipulime,” shtoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button