Kosova

James Rubin në Hagë për të mbrojtur të vërtetën e Kosovës, vlerësuar nga Naim Jakaj

Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, si i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Demokraci ka reaguar pas nisjes së dëshmisë, duke theksuar rëndësinë e Rubin për Kosovën gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Jakaj e ka quajtur Rubin “krahu i djathtë i Madeleine Albright” dhe “mbështetës të palëkundur të drejtësisë për Kosovën”.

“Sa me fat kemi qenë… Në çdo moment kyç, James Rubin ka qenë aty – zëri ynë në botë dhe mbështetës i drejtësisë për Kosovën. Sot, ai është në Hagë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin e UÇK-së,” shkruan Jakaj në reagimin e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button