Kosova

James Rubin do të dëshmojë në Gjykatën Speciale për ish-presidentin Thaçi

Ish-diplomati amerikan James Rubin, i cili ka punuar edhe me presidentin amerikan Bill Clinton, ka njoftuar se javën e ardhshme do të jetë në Gjykatën Speciale të Kosovës për të dëshmuar në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçit.

Rubin e konfirmoi këtë gjatë një interviste me gazetaren Christine Amanpour, ku u pyet për aktivitetet e tij në Evropë. Ai tha:

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ka ndihmuar Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme.”

Procesi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të nisë më 15 shtator.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button