Kosova

Jakup Nura: PDK do ta votojë Fatmir Limajn për kryekuvendar, ai është më dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar se PDK-ja do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, Limaj meriton mbështetjen e partisë, pasi e konsideron atë më të devotshëm dhe më dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e voton Fatmir Limajn duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që ne e kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së”, tha Nura.

Ai gjithashtu kritikoi atmosferën në Kuvend, duke thënë se është krijuar një “dramë e pakëndshme”, ku deputetët hyjnë dhe dalin pa bërë asgjë.

“Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu”, përfundoi ai.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button