Kosova

Ish-infermierja e QKUK-së, Shahe Loshi, ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për trajtim kundër kancerit

Shahe Loshi, ish-infermiere në repartin e pulmologjisë në QKUK, e cila për më shumë se 20 vite ka shërbyer pacientët në nevojë, sot ndodhet në një betejë të rëndë për jetën e saj. Ajo është duke u trajtuar për kancer të gjirit me metastaza të përhapura në trup dhe ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve për të vazhduar terapinë jetike.

Bashkëshorti i saj, Muhamet Loshi, tregon se Shahe është duke u trajtuar në Turqi, ku mjekët i kanë rekomanduar përdorimin e ilaçit Enhertu, një terapi moderne dhe efektive, e cila fatkeqësisht nuk është e disponueshme në sistemin publik shëndetësor të Kosovës. Ky ilaç kushton 3500 euro për çdo seancë, ndërsa Shahe ka nevojë për të paktën edhe 17 seanca të tjera që trajtimi të japë efektin e plotë.

“Të gjitha kursimet tona janë shpenzuar dhe ndihma e mëparshme përmes GoFundMe është ezauruar. Vajzat tona janë adoleshente dhe nuk e përballojnë më këtë stres – ndërsa unë po digjem për së gjalli, i pafuqishëm para një shteti që nuk reagon”, thotë Muhamet Loshi në apelin e tij prekës.

Ai kërkon ndihmë nga qytetarët, qoftë me një shumë simbolike, qoftë me shpërndarjen e thirrjes për ndihmë, me shpresën se dikush, edhe pa i njohur, mund t’ua ndryshojë fatin.

Të dhënat për ndihmë:
📌 GoFundMe: https://gofund.me/315ea545

📌 Llogaria bankare për donacione

Banka: NLB

Nr. llogarisë: 1706003412114547

IBAN: XK051706003412114547

Swift Code: NLPR XK PR

Emri: Shahe Loshi

📌 Kontakt:

Muhamet Loshi – +383 48 211 166

Email: [email protected]

Shahe Loshi – +383 45 251 166

“Po e shohim se terapia po funksionon dhe na ka rikthyer shpresën. Por, po na detyrojnë ta ndërpresim vetëm pse nuk kemi para. Kjo është e rëndë dhe e padrejtë. Ju lutem, na ndihmoni që të mos ndalet kjo luftë për jetën”, përfundon apelin Muhamet Loshi.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button