Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill bashkohet me “Pupin Initiative” për forcimin e marrëdhënieve Serbi – SHBA

Organizata “Pupin Initiative”, që punon për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher R. Hill, iu bashkua organizatës në cilësinë e Këshilltarit të Lartë.
Ky angazhim i Hill shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe forcimin e pranisë së “Pupin Initiative” në Uashington, kryeqytetin amerikan, duke i dhënë organizatës peshë më të madhe në arenën ndërkombëtare.
Në njoftimin e organizatës thuhet:
“Jemi të nderuar të mirëpresim Ambasadorin Christopher R. Hill dhe Dr. Kaush Arha si Këshilltarë të Lartë të Iniciativës Pupin. Emërimet e tyre shënojnë një hap të rëndësishëm në zgjerimin e pranisë dhe angazhimit të Iniciativës Pupin në Uashington, DC, duke mbetur njëkohësisht të përkushtuar fort ndaj misionit tonë jopartiak për të nxitur lidhje më të forta midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.”
“Pupin Initiative” synon të fuqizojë bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve, nëpërmjet aktiviteteve dhe politikave që përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale.