Lajme

Irini Shehu, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, lëshohet në arrest shtëpie pas akuza për kërcënime dhe fyerje

Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është lënë sot në arrest shtëpie pas një serie kallëzimesh të bëra nga stafi i spitalit. Hetimet u nisën pas një incidenti me shefin e financës, Shaban Uklala, të cilin Shehu e goditi me sende të forta në ambientet e spitalit. Kallëzimi i Uklalës në Policinë e Dibrës ishte vetëm fillimi i një serie denoncimesh nga punonjës të tjerë të spitalit, që e akuzuan për fyerje dhe kërcënime.

Pas shkarkimit nga detyra disa javë më parë, Shehu ka qenë nën hetim, por më 22 prill 2025, është hapur një tjetër procedim ndaj saj, për shkak të dyshimeve se ka kërcënuar një 48-vjeçare përmes telefonatave dhe mesazheve. Disa ditë më pas, më 23 prill, Shehu u paraqit sërish në spital, ku pati një tjetër përplasje me punonjës të tjerë, ndonëse ishte e ndaluar nga autoritetet.

Në përpjekje për t’i shmangur përgjegjësisë ligjore, Shehu ka qëndruar në një nga dhomat e spitalit, duke pretenduar se ishte sëmurë. Policia e Shtetit ka monitoruar qëndrimin e saj, ndërsa Prokuroria urdhëroi arrestimin, duke konsideruar veprimet e saj si të paligjshme dhe të pabazuara në prova.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta, duke nxjerrë në pah tensionet brenda Spitalit Rajonal të Dibrës dhe shqetësimin për sigurinë dhe drejtësinë në institucionet shëndetësore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button