Kosova

Irfan Lipovica në hetime për aferën e Rezervave Shtetërore

Ish-Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Irfan Lipovica, është duke u intervistuar aktualisht në Prokurorinë Speciale lidhur me aferën e Rezervave Shtetërore.

Intervistimi i Lipovicës nisi menjëherë pas daljes së Rozeta Hajdarit, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-Ministre e Industrisë dhe Tregtisë, e cila gjithashtu po hetohet për këtë çështje.

Lipovica dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie ndihme në këtë veprim, së bashku me furrëtarin Ridvan Muharremi dhe deputeten Hajdari.

Hetimet vazhdojnë në Prokurorinë Speciale, ndërsa ky rast pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për aferën e Rezervave Shtetërore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button