Lajme

Incident në Tiranë – Ushtar godet efektivin e policisë rrugore me motor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit, ku një efektiv i policisë rrugore ka mbetur i lënduar pas një përplasjeje me një drejtues motori.

Sipas informacioneve paraprake, polici i ka bërë shenjë motoristit të ndalojë, por ky i fundit ka refuzuar urdhrin dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, drejtuesi i mjetit ka përplasur efektivin e policisë, duke e dëmtuar në krah.

Pas incidentit, drejtuesi i motorit, i cili rezulton të jetë punonjës i Forcave të Armatosura, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore. Efektivi i lënduar ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button