KryesoreLajme

Ilir Vrenozi: Unë merrem me Ramën pa rrogë, ai merret me mua dhe paguhet mirë!

Iriqi: – Si ndjehesh tani që u bëre i famshëm?

Vrenozi: – Qenka gjë e paparë. Ndaj nuk e le qeverinë ai i gjati. Lezet i madh. Sikur në fasule më kanë futur dhe mish pastërma. Iriqi: – Mos thuaj kështu se sërish i varfër je. I gjati i ka palosur të ardhurat.

Vrenozi: – E vërtetë. Po kjo është e padrejtë. Ai merret me mua dhe merr goxha rrogë. Unë merrem me të, por s’më japin rrogë. Ndaj do i them që ato që fiton ose t’i ndajë me mua përgjysmë ose SPAK t’ia sekuestrojë. Se është para e zezë, e papastër.

Iriqi: – Me Ramën nuk pive kafe, me Berishën po. Pse?

Vrenozi: – Nuk piva kafe me Berishën.

Iriqi: – Po fotot qenë false?

Vrenozi: – Të vërteta bre. Foto të vërteta. Po kur pi kafe me të nuk thuhet, piva me Berishën. Thuhet, piva kafe me partinë demokratike. Se ai njeri është qindra mijëra brenda shqiptarë kostumit të tij.

Iriqi: – Rama të akuzon se në takimin e PD në Korçë përdore fjalor të ndyrë. E vërtetë?

Vrenozi: – Unë nuk flas fjalë të tilla, por duke parë videot e Ramës që janë mbushur deri në grykë me fjalë Lanë mësova edhe unë ndonjë. Ama ai m’i mësoi.

Iriqi: – Pret që të mos merret me ty, apo do të vazhdojë?

Vrenozi: – Do vazhdojë, bre. Se unë i kam ngecur në grykë atij si halë korani. Ndaj po tenton që ose të më blejë, gjë që i doli bosh, ose të më kërcënojë. Ndryshe…

Iriqi: – Ndryshe?

Vrenozi: – Ndryshe do ia kthej me këngë: ‘Unë jam Ilir Vrenozi, prapa më vjen Ramë mafiozi’.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button