Lajme

Ilir Meta: Pensioni i Nënë Selvisë do të shkojë nga 59 në 200 euro brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë një mesazh të fortë përmes një postimi në Facebook, ku shpreh shqetësimin për gjendjen e pensionistëve në vend, duke marrë shembull rastin e Nënë Selvisë, e cila ka festuar së fundmi 100-vjetorin e lindjes.

Meta tregoi se e kishte uruar personalisht Nënë Selvinë, por me trishtim kishte mësuar se pensioni i saj prej 5,700 lekësh ishte rritur vetëm me 200 lekë gjatë një viti. Ai e cilësoi këtë situatë si të tmerrshme dhe kërkoi ndryshim urgjent përmes votës më 11 maj.

“Kjo situatë e tmerrshme ka vetëm një zgjidhje. Duke votuar Nr.1, pensioni i Nënë Selvisë brenda 100 ditëve të para shkon nga 59 euro në 200 euro dhe do të rritet çdo vit me 20%”, shkroi Meta.

Kreu i PL-së theksoi se pensionistët nuk mund të presin vitin 2030 për premtimet e pambajtura të Edi Ramës, ndërsa përballen me mungesë uji dhe kushte të rënda jetese.

“11 Maji është shumë afër. Nënë Selvia dhe të gjithë pensionistët që mezi mbijetojnë me pensionet mizerabël, nuk kanë kohë të presin vitin 2030”, vijon ai në postim.

Meta bëri thirrje për mbështetje ndaj Koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke theksuar se programi i tyre sjell zgjidhje të vërteta për familjet shqiptare.

[✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button