Lajme

Ilir Meta: Më 11 maj qytetarët do të çlirojnë Shqipërinë nga plaçkitësit dhe grabitqarët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë ditë si “aktin final të çlirimit të Shqipërisë” nga, siç i quan ai, plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin djersën dhe mundin e qytetarëve.

“Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time”, shkruan Meta, duke premtuar se vota për të do të përkthehet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje të barazisë para ligjit.

Ai sulmoi ashpër qeverinë aktuale, duke e cilësuar atë si një “narkoqeveri plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për Ilir Metën si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button