KryesoreLajme

Ilir Demalia: Berisha, një figurë e pandryshueshme dhe peng i së kaluarës/ Pretendimi për vjedhjen e 300 mijë votave është çmenduri

Ilir Demalia në studion e ‘Report Tv’ e cilëson Sali Berishën një njeri të pandryshueshëm, kurse pretendimin e tij për vjedhjen e 300 mijë votave thotë se është çmenduri. Eksperti Fatjon Softa nënvizon se humbësi pranon zgjedhjet, uron fituesin dhe reflekton për humbjen, ndërsa hetimet duhet t’i lihen Policisë dhe SPAK që të shprehen.
Sali Berisha është një figurë e pandryshueshmë, që i ka krijuar edhe Shqipërisë pengesë në demokraci gjatë 35 viteve të fundit dhe është peng i historisë së tij politike në dramat dhe tragjeditë që ka shkaktuar.

Kështu u shpreh sot (13 maj) analisti Ilir Demalia në studion e ‘Report Tv’ në lidhje me deklaratën e ditës së sotme të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili jo vetëm nuk pranoi humbjen, por pretendoi patronazhim të vjedhjes së 300 mijë votave në 30 deputetë nga mazhoranca, duke këmbëngulur se nuk do dorëhiqet, pasi “beteja sapo ka nisur”.

Pyetjes së moderatores Marsela Karapanço, me diskursin e Berishës gjatë konferencës, Demalia iu përgjigj:
Berisha ky karakter është, nuk ndryshon. Edhe kur ka qenë 27 vjet anëtar i partisë së Punës, edhe kur erdhi me dy gishta lartë, kur solli ‘demonkracinë’, një njeri që nuk pranon humbjen, tragjeditë e shkaktuara, peng i vetëvetes që nuk del dot nga ferri i tij. Ai do e zhysi edhe më tej në ferr partinë dhe veten e tij. Nuk mund ta them nëse do e zhysi edhe ndaj SPAK, me ngjarjer mbi shpinë si Gërdeci, 21 janari, 1997 e të tjera, por ky i ka shkaktuar vonesa e probleme Shqipërisë dhe klasës politike. Pyetja është a kemi filluar ta shtrojmë pluralizmin në Shqipëri pas 35 vitesh? Kjo është një lloj opozite që ka vetëm negativitet, agresivitet dhe regresivitet. Por po të kishim intelektualë të vërtetë apo elitë të saj, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje”.

Kurse i ftuari tjetër, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, tha se normalisht në demokraci humbësi pranon humbjen, uron fituesin, reflekton dhe tërhiqet. Ai shtoi se pretendimet që ka Berisha duhet t’i provojë.

“Nuk mendoj se Berisha do dorëhiqet, pasi edhe vetë e tha se s’do ketë hapa pas. Opozita ka kaluar një sërë fraksionesh dhe ndarjesh. Pretendimet e tij duhet të provohen për vjedhje votash apo pretendimet që ka. Berisha duhet të provojë retorikën e tij. Por nuk mund ta diktosh një forcë politike, ato që duhet të ndërhyjnë janë institucionet, siç është SPAK, i cili mund ose do të shprehet. Është ajo që duhet të flasë. Ai duhet të uroj fituesin dhe të pranojë humbjen, siç ndodh në demokraci, por kjo nuk ndodh në Shqipëri në tre dekada”, u shpreh ai.

Por Demalia shkon edhe më tej:

“Berisha është komunisti i fundit! Si mund të thuash u vodhën 300 mijë vota, është çmenduri. Ju i keni dëgjuar ata se çfarë thonë. Deri më sot nuk kemi asnjë deklaratë apo provë. Unë them se zgjedhjet do certifikohen, sepse është absurde të thuash e mendosh se u vodhën kaq vota. berisha i përdhosi edhe zgjedhjet brenda partisë”, u shpreh ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button