Hykmete Bajrami proteston nga foltorja pas mbylljes së seancës: “Dehari ia ka shitur shpirtin Kurtit”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar të flasë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës edhe pas mbylljes së seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari.
Në një formë proteste, Bajrami tha se fjalimi i saj pas mbylljes së seancës nuk përbën shkelje të Kushtetutës, por është reagim ndaj, siç tha ajo, mohimit të të drejtës së fjalës nga ana e Deharit.
“Sepse z. Dehari, që kohë më parë ia ka shit shpirtin Albin Kurtit, po na e mohon të drejtën e fjalës,” u shpreh Bajrami me tone të ashpra.
Ajo akuzoi kryesuesin për njëanshmëri dhe përpjekje për të heshtur zërin e opozitës, duke e konsideruar veprimin e saj si një qëndresë demokratike ndaj “shtypjes së zërit parlamentar”.
Seanca e sotme e Kuvendit, ashtu si të mëparshmet, nuk arriti të prodhojë konstituimin e institucioneve të reja, duke thelluar krizën politike në vend