Kosova

Hykmete Bajrami e LDK-së: Hipokrizi të mblidhemi sërish në ora 22:00, përfundimi dihet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila është betuar tashmë në Kuvend, ka reaguar pas dështimit të seancës së 53-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka quajtur hipokrizi thirrjen e seancës së 54-të për sonte në ora 22:00, duke thënë se rezultati tashmë është i ditur dhe se nuk ka përpjekje të vërteta për zgjidhje.

“Shpreh keqardhje, ka 102 ditë që takohemi, herë çdo 48 orë, herë çdo 24 orë, dhe pa as përpjekjet minimale të partisë së parë për të bërë zgjidhje dhe për të bërë konstituimin e institucioneve. Nga dje e kemi ditur që do të takohemi sot, dhe është raportuar se nuk ka asnjë lloj përpjekje, as sot nuk ka. Është hipokrizi të ftohemi prapë në ora 22:00 duke e ditur paraprakisht rezultatin”, u shpreh Bajrami.

Deputetja shtoi se LDK-ja ka përgatitur fjalime proteste, të cilat do t’i lexojnë në seancën e radhës, ndonëse, sipas saj, epilogu është i parashikueshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button