Lajme
Kryesore

Humbasin 500 fletë votimi në Fier, situatë e pazakontë në një nga qendrat e votimit

Një situatë e paprecedentë është regjistruar në Qendrën e Votimit 3134/01, në shkollën ‘Kostandin Peto’ në Fier, pjesë e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZA) nr. 59. Sipas informacioneve të siguruara, nga 547 fletë votimi që rezulton se janë dërguar në këtë qendër, janë gjetur vetëm 47.

Kjo do të thotë se mungojnë plot 500 fletë votimi, çka ngre shqetësime serioze për mbarëvajtjen e procesit dhe integritetin e votës.

Aktualisht nuk dihet se ku mund të kenë përfunduar fletët e munguara dhe autoritetet zgjedhore janë vënë në lëvizje për të hetuar rastin. Ngjarja është konsideruar si e pazakontë dhe mund të ndikojë në besueshmërinë e procesit zgjedhor në këtë zonë.

Pritet një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button