Hoxha: Çështja ndaj gazetarit Qyno, SPAK ka hetuar 16 muaj dhe nuk ka gjetur asgjë
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me gazetarin Elton Qyno që u mor nën hetim nga SPAK, për rrjedhje të informacionit po nga SPAK.

Sipas gazetarit Hoxha, pas 16 muaj hetimesh, nga SPAK nuk ka asnjë rezultat për hetimin që ka nisur brenda Prokurorisë së Posaçme, për daljen e informacioneve.
‘Hetimi ka nisur në datën 11 dhjetor 2023, ku Elton Qyno ka bërë një shkrim ku ka nxjerrë mesazhe të kriptuara të rrjeteve Sky, Encrochat.
Në datën 12 dhjetor 2023, është regjistruar referimi i çështjes për rrjedhje informacioni dhe në datën 13 ditën tjetër, është shkuar menjëherë tek Elton Qyno, pra gazetari.
Kush është objekti i hetimit, janë 3 prokurorë, mes tyre dhe kreu i prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, sepse këtë material e kanë pasur ata në dosje, e asnjë tjetër.
Si hetim duhej të niste nga brenda, nga ka rrjedhur, ndaj OPGJ-ve që kanë ata të BKH-së dhe deri në datën 13, prokurorët kanë hetuar veten, kanë sekuestruar telefonat e tyre, mjetet e tyre, kompjuterin e vet, se kështu thonë ata, por në fakt nuk kanë bërë asnjë gjë nga këta. Ata kanë shkuar drejt e te gazetari. E kanë thirrur në zyrat e SPAK dhe gazetari është mbajtur për 6 orë.
Ne atë ditë kemi komunikuar me kolegë, familjarët të Qynos se nuk kishim asnjë kontakt. Telefonat e tij dilnin të hapur.
E di si thanë ata në proces, që gazetari donte vetë të rrinte brenda, si do ta provoni ju tha se, e mbajtëm ne gazetarin. Gjatë kohës që Qyno është mbajtur brenda është bërë kontroll në mjetin e tij, në redaksinë, është tentuar të gjenden celularët dhe më interesantja është përdorur IMSI-catcher, pasi kishte kohë që nuk përdorej për të gjetur telefonat e gazetarit, pasi nuk po ja gjenin dot.
Dhe shkuan tek lokali dhe filluan të shkulnin pllakat se mos ishin fshehur aty, në fakt celularët ishin tek banaku i lokalit, ku mund ti merrte kushdo.
Të gjitha këto veprime u justifikuan me faktin se po hetojmë rrjedhjen e informacionit dhe po kërkojmë të gjejmë se kush, është njeriu brenda SPAK.
I bastiset banesa e gazetarit dhe janë marrë edhe telefonat dhe tabletat e fëmijëve dhe janë mbajtur për 6 muaj. Ata vetë na kanë thënë se, të dhënat e telefonave janë klonuar, dhe avokatët kanë kërkuar që të shaktërrohen këto të dhëna.
8 muaj kanë hetuar prokurorët veten dhe pas 8 muajsh kanë dhënë dorëheqjen për konflikt interesi dhe janë dy prokurorë të tjerë që po hetojnë, Ols Dado dhe Bledar Maksuti.
Pas 16 muajsh, ky hetim nuk ka asnjë rezultat dhe nuk është zbuluar nga është rrjedhë informacioni’, tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha