Kuriozitete

Hernia Diskale – Çfarë është, simptomat, shkaqet dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale është një nga problemet më të zakonshme të shtyllës kurrizore, që ndodh kur një nga disqet ndërvertebrorë rrëshqet nga vendi i tij, duke shtypur nervat përreth dhe shkaktuar dhimbje të forta dhe vështirësi në lëvizje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hernia mund të shfaqet në çdo pjesë të shtyllës kurrizore – nga qafa deri në fundshpinë – por më shpesh ndodh në zonën e mesit.

Simptomat më të zakonshme të hernies diskale përfshijnë:
Dhimbje dhe mpirje në njërën anë të trupit

Dhimbje që përhapet në krahë ose këmbë

Dhimbje që përkeqësohet gjatë natës apo pas disa lëvizjeve

Dhimbje pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur

Vështirësi dhe dhimbje gjatë ecjes

Shkaqet kryesore të hernies diskale janë:
Lëvizje të papritura ose ngritja e objekteve të rënda

Puna fizike e rëndë

Mbipesha që rrit presionin në shtyllën kurrizore

Procesi i plakjes që përthan disqet ndërvertebrorë

Meshkujt janë më të rrezikuar se femrat nga ky problem

Komplikacionet që mund të sjellë një hernie diskale e patrajtuar përfshijnë:
Dëmtime nervore të përhershme

Humbje e ndjeshmërisë në gjymtyrë, sidomos në këmbë dhe pulpa

Trajtimet natyrale në kushte shtëpie:
Nëse keni simptoma të ngjashme, këshillohet të vizitoni menjëherë një mjek specialist. Sidoqoftë, për lehtësimin e përkohshëm të dhimbjeve, mund të përdorni disa trajtime natyrale si:

Pasta me piper të kuq djegës – Ka veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Përgatitja është e thjeshtë:

1 lugë gjelle piper i kuq pluhur

2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
Përziejini përbërësit derisa të formohet një pastë, lyeni zonën e dhimbjes dhe lëreni për 10-15 minuta. Mos e lani menjëherë për të lejuar efektin e saj.

Gjithashtu, mund të pini një çaj të përgatitur me piper të kuq një herë në ditë për të reduktuar inflamacionin nga brenda.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button