Kosova

Haradinaj ngushëllon avokatin Berisha për vdekjen e nënës

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e avokatit Besnik Berisha në Pejë për t’u shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës.

Në këtë vizitë, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime avokatit Berisha për humbjen e nënës dhe duke i uruar forcë për përballimin e dhimbjes.

Po ashtu, Haradinaj ka vizituar edhe familjen Dacaj në Irzniq të Deçanit, pas ndarjes nga jeta të mësuesit Jashar Dacaj, të cilin e ka kujtuar edhe si profesor të tij të dikurshëm dhe një figurë të përkushtuar në arsim, që gjithë jetën ia kushtoi edukimit të brezave.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button