Kosova

Hapet konkursi për kadetë në Akademitë Ushtarake të SHBA-së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se së shpejti do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vitin akademik vijues.

Konkursi do të jetë i hapur nga 25 gushti deri më 8 shtator 2025, periudhë gjatë së cilës kandidatët e interesuar mund të aplikojnë, nëse plotësojnë kriteret e nevojshme.

Të gjitha kushtet dhe kriteret e aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: mod.rks-gov.net

Ministria ka ftuar të rinjtë dhe të rejat me përkushtim dhe aspirata për shërbim ushtarak profesional që të shfrytëzojnë këtë mundësi unike për edukim dhe zhvillim në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button