Kosova

Halil Thaçi – Arsimi me cilësi ndërton shoqëri me prosperitet!

Iniciativa Qytetare "Prishtina në dorën tënde"- PDT

Halil Thaçi kandidon për Asamblenë Komunale të Prishtinës me bindjen se arsimi është themeli më i rëndësishëm i zhvillimit afatgjatë të një shoqërie. Ai e sheh cilësinë në mësimdhënie si çelësin kryesor që hap rrugën drejt të ardhmes më të mirë, jo vetëm për fëmijët tanë, por për vetë qytetin që duam të ndërtojmë.

Në rrugëtimin e tij profesional dhe qytetar, Halili ka parë nga afër sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit në sistemin tonë arsimor. Mungesa e trajnimeve të vazhdueshme për mësuesit, materialet mësimore të vjetruara, klasat e mbingarkuara dhe mungesa e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, janë realitete që nuk mund të injorohen më. Ai beson se nuk mund të flasim për përparim në arsim pa përqendruar vëmendjen te cilësia, te ajo që ndodh brenda klasës, ndërmjet mësuesit dhe nxënësit.

Halili angazhohet që përmes punës së tij në Asamble të jetë zëri i atyre që besojnë se çdo fëmijë meriton arsim cilesor, që e përgatit për jetë dhe jo vetëm për nota. Ai kërkon që mësimdhënia të mos jetë profesion i lënë pas dore, por rol qendror në zhvillimin e komunitetit. Mësuesit duhet të mbështeten me trajnime moderne, me kushte të mira pune dhe me respekt institucional.

Në vizionin e Halilit, shkolla duhet të jetë mjedis i gjallë, që frymëzon, që krijon dashuri për dijen dhe që ndërton qytetari aktive. Arsimi cilësor nuk është kosto për komunën, por është investimi më i mençur dhe më afatgjatë që ajo mund të bëjë.

Halil Thaçi përfaqëson qasje serioze, të përkushtuar dhe larg premtimeve boshe. Ai vjen me përvojë, me vullnet dhe me qëllim të vetëm: ta vendosë arsimin aty ku e ka vendin, në qendër të vëmendjes dhe të politikave komunale.

👉 Voto 165 Iniciativa Qytetare “Prishtina në dorën tënde”- PDT .

👉 Voto Halil Thaqi Nr. 11.

👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button