Kosova

H.K. në Prizren në ndalim 48-orësh për aktivitet të dyshuar me drogë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin H.K., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh, për veprën penale të shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Më 12 gusht 2025, Policia e Kosovës bastisi banesën e tij në rrugën “William Walker” në Prizren, ku gjeti dhe sekuestroi:

3.3 kg kokainë në formë tullash,

1 kg kokainë me mbetje,

1.1 kg dhe 36.62 gram kokainë të ndara në qese të vogla,

dy peshore elektronike, një motoçikletë, një iPhone 15 Pro Max, pajisje për paketim dhe 260 euro para të gatshme.

Sipas vlerësimeve, droga e sekuestruar kap vlerën rreth 300 mijë euro në tregun ilegal. Prokuroria thekson se ky operacion është pjesë e përpjekjeve për luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button