Sport

Guillermo Ochoa zhduket pas “një kafeje”, anulon transferimin te Burgos

Një nga episodet më të çuditshme në historinë e transferimeve të futbollit ka ndodhur së fundmi me portierin meksikan Guillermo Ochoa. 40-vjeçari, i cili kërkon të vazhdojë karrierën për të mbajtur gjallë shpresat për Kupën e Botës me kombëtaren e tij, nuk u kthye më në selinë e klubit spanjoll Burgos, pak pasi kishte nisur firmosjen e kontratës.

 

Sipas mediave spanjolle, Ochoa kishte kryer vizitat mjekësore dhe klubi ishte gati për finalizimin e marrëveshjes, duke përfshirë edhe disa ndryshime të kërkuara nga portieri, të cilat ishin pranuar nga Burgos dhe dokumentet po përgatiteshin.

 

Megjithatë, pas një “pushimi të shkurtër për kafe”, portieri nuk iu përgjigj më telefonatave të klubit, duke lënë marrëveshjen pezull. Sipas burimeve, Ochoa ishte i pakënaqur me ofertën financiare, që iu duk shumë nën minimumin e ligës, si dhe me kushtin që klubi do të përfitonte 60% të të ardhurave të tij nga sponsorizimet.

 

Episodi i pazakontë ka surprizuar jo vetëm Burgosin, por edhe tifozët dhe mediat spanjolle, duke e lënë portierin e njohur në kërkim të një aventure të re.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button