Gucati shpërthen ndaj Kurtit: “Ka frikë nga Thaçi e Veseli, edhe në ëndërr i sheh”

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili aludoi për përfshirje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, në dhënie instruksionesh politike që bien ndesh me interesat e shtetit të Kosovës.
Gucati, në një prononcim për emisionin “Kosova Live”, e cilësoi deklaratën e Kurtit si ndër më të poshtrat që ka dhënë ndonjëherë një kryeministër në detyrë. Ai u shpreh i zhgënjyer nga qasja e shefit të ekzekutivit në një moment kaq të ndjeshëm, kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale për ish-udhëheqësit e luftës.
“Në vend se t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira, ai po i godet. Nuk kam asgjë personale me Kurtin, por ai ka frikë nga ata, i tutet konkurrencës. I ka fobi ata njerëz, edhe në andërr i sheh,” deklaroi Gucati.