Sport

Gresa Bakraçi shkëlqen në Greqi: Fiton medaljen e argjendtë dhe vendos rekord të ri për Kosovën

Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.

Bakraçi e përfundoi garën me kohën mbresëlënëse prej 9:17.80, duke jo vetëm që siguruar vendin e dytë, por edhe vendosur një rekord të ri shtetëror për Kosovën.

Ky është suksesi i dytë brenda vetëm 24 orëve për atleten nga Kosova, e cila ka arritur të marrë dy medalje ballkanike dhe të thyejë dy rekorde kombëtare në një periudhë shumë të shkurtër.

“E kam dashur shumë këtë sukses! Nuk kam ndalur së punuari çdo ditë për t’i arritur objektivat e mia. Sot, e them me zë të lartë se ia dola – ia dola ta nderoj shtetin tim me medalje dhe të dallohem si atletja më e suksesshme,” u shpreh Bakraçi pas garës emocionuese, duke falënderuar Zotin për arritjen e saj të jashtëzakonshme.

Ky triumf e forcon edhe më shumë pozitën e Gresa Bakraçit si një nga sportistet më të dalluara të Kosovës në atletikë, ndërsa suksesi i saj vjen si fryt i përkushtimit dhe punës së palodhshme ndër vite.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button