Sport

Granit Xhaka shkëlqen ndaj Kosovës, kompleton 102 pasime – Sunderland e vlerëson në rrjete sociale

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, dha një tjetër paraqitje madhështore në fitoren e thellë 4:0 ndaj Kosovës në “St. Jakob-Park” të Basel-it.

Mesfushori me origjinë kosovare ishte dirigjenti kryesor i lojës, duke u konfirmuar si lider i padiskutueshëm i kombëtares helvete. Ai realizoi plot 102 pasime të sakta, më së shumti nga të gjithë lojtarët në fushë.

Edhe klubi anglez Sunderland nuk hezitoi ta vlerësonte mesfushorin, duke bërë një postim në rrjete sociale:
“Shembull në fushë. Granit Xhaka kompletoi 102 pasime ndaj Kosovës sonte, më së shumti në ndeshje”.

Xhaka vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij për Zvicrën, duke udhëhequr me qetësi, saktësi dhe autoritet në mesin e fushës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button