Lajme
Gramsh, flakët përfshijnë tre fshatra – urdhër evakuimi për banorët

Një zjarr masiv ka përfshirë fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë në Gramsh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke rrezikuar jetën e banorëve. Raportohet se disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar, ndërsa situata në terren paraqitet kritike.
Forcat zjarrfikëse, emergjencat civile dhe 80 trupa të Forcave të Armatosura janë angazhuar në përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen me shpejtësi. Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave, ndërsa bëjnë thirrje për bashkëpunim maksimal dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë.
Shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë, duke përdorur të gjitha burimet e disponueshme për menaxhimin e kësaj situate të rëndë.