GLSP: Vendimi i Kushtetueses ka efekt juridik pavarësisht marrëveshjes politike

Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar hapat ligjorë për formimin e institucioneve, subjektet kryesore ende nuk kanë arritur konsensus për të dalë nga kriza.
Hulumtuesja e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), Blerina Istrefi, thekson se vendimi i Kushtetueses do të zbatohet në çdo rast, pavarësisht zhvillimeve politike.
“Është kuptueshme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik. Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike, kemi të bëjmë me shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky aktgjykim do të shërbejë edhe për rastet në të ardhmen”, deklaroi Istrefi për RTV21.