Sport

Glenavon, skuadra më e dobët në Europë këtë sezon: 10 humbje në 10 ndeshje!

Në futbollin europian, një skuadër po përjeton momentin më të errët në historinë e saj. Bëhet fjalë për Glenavon, klubin legjendar nga Irlanda e Veriut, i cili këtë sezon po regjistron rezultate katastrofike në kampionatin elitar.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Glenavon nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë, duke u renditur në fund të tabelës. Ekipi ka shënuar vetëm 3 gola, ndërsa ka pësuar plot 20 — statistika që e bëjnë skuadrën më të dobët aktualisht në të gjitha 55 kampionatet elitare të Europës.

I themeluar në vitin 1889, Glenavon është një ndër klubet më të vjetra dhe më me traditë në futbollin e Irlandës së Veriut. Megjithatë, pas 12 vitesh të pandërprera në elitë, duket se ky sezon mund të jetë fatal për ta, me rënien nga kategoria që tashmë shihet si pothuajse e pashmangshme.

Një periudhë e vështirë për tifozët e Glenavon-it, që shpresojnë se historia e lavdishme e klubit do të mund ta ndihmojë të ringrihet nga ky sezon i errët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button