Gjysmëfinalja e parë mes Barcelonës dhe Interit do të gjykohet nga Clement Turpin, me Jerome Brisard në dhomën e VAR

Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit do të drejtohet nga arbitri me eksperiencë, Clement Turpin. Turpin, 42 vjeç, do të jetë në fushën e lojës për këtë sfidë, ndërsa në dhomën e VAR do të jetë Jerome Brisard.
Në këtë sezon, Turpin nuk ka arbitruar asnjë ndeshje ku janë përfshirë Barcelona apo Interi. Gjatë karrierës së tij, ai ka gjykuar Barcelonën në katër takime, me një bilanc të barabartë prej dy fitoresh dhe dy humbjesh. Po ashtu, Interin e ka gjykuar në pesë ndeshje, ku zikaltrit kanë arritur dy fitore dhe kanë regjistruar tri humbje.
Me një eksperiencë të konsiderueshme, Turpin dhe Brisard pritet të ofrojnë drejtësi dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një sfide të nxehtë dhe të rëndësishme mes këtyre dy klubeve të mëdha.