Kosova
Kryesore

Gjykata Supreme shfuqizon nenet diskriminuese të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm në favor të kompanisë “Stonecastle”, duke shpallur të paligjshme dhe duke shfuqizuar disa nene të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi i gjykatës vjen pas aprovimit të kërkesë-padisë së kompanisë “Stonecastle”, e cila kishte kontestuar ligjshmërinë e udhëzimit të datës 19 mars 2025.

Sipas vendimit, Gjykata Supreme ka konstatuar se mungesa e një analize të qartë, të argumentuar dhe të dokumentuar nga ministria lidhur me përshkallëzimin e subvencioneve, ka rezultuar në një trajtim selektiv dhe diskriminues ndaj paditësit. Kjo bie në kundërshtim me parimet kushtetuese të barazisë dhe mosdiskriminimit për subjektet që veprojnë në të njëjtën kategori.

Vendimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e subvencionimit në sektorin e bujqësisë, duke kërkuar transparencë dhe barazi në trajtimin e të gjithë përfituesve potencialë.

Ministria ende nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë vendim të gjykatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button