Kosova

Gjykata Supreme e Kosovës refuzon ankesën e kandidatit të PDK-së për Deçanin

Edhe Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Korab Mushkolajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Deçanit, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Mushkolaj nuk ishte certifikuar më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 12 tetorit. Ai kishte apeluar vendimin në PZAP, por ankesa e tij u hodh poshtë si e pabazuar. Më pas, kandidati i PDK-së kishte kërkuar nga Gjykata Supreme anulimin e vendimeve të të dy institucioneve, por edhe kjo kërkesë u refuzua.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button