Kosova

Gjykata Speciale cakton datën për përfundimin e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën finale. Gjykata Speciale ka njoftuar sot se data e synuar për përfundimin e çështjes nga mbrojtja është 14 nëntor 2025.

Në një vendim të publikuar dhe të nënshkruar nga gjyqtari Charles L. Smith, gjykata ka marrë parasysh listat e dëshmitarëve të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-komandantit Kadri Krasniqi, si dhe pyetjet e kryqëzuara dhe vlerësimet e palëve të përfshira.

Sipas vendimit, përmbyllja e çështjes do të ndodhë më 14 nëntor 2025 ose një javë pas dëshmisë së fundit të dëshmitarit të mbrojtjes, cilado që të ndodhë më herët.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button