Kosova

Gjykata Kushtetuese urdhëron Kuvendin të zgjedhë Kryetarin dhe Nënkryetarët brenda 30 ditësh

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka urdhëruar deputetët e zgjedhur të Kuvendit që të përmbushin obligimin kushtetues për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj.

“Deputetët janë të detyruar që, në përputhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67, të realizojnë procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive, të miratuar më herët. Ky proces duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita kur aktgjykimi hyn në fuqi”. thuhet në vendimin e publikuar sot.

Ky vendim u mor me 6 vota për dhe 1 kundër, dhe mbështetet në nenin 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili rregullon procedurat për zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button