Lajme

Gjykata e Lezhës liron bashkëshorten e deputetit të PD dhe dy të tjerë, të arrestuar për bllokim rrugësh dhe kanosje në prag të zgjedhjeve

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për bashkëshorten e deputetit të Partisë Demokratike, Elda Hoti, shtetasen Ladi Ndoja, si dhe për Amarildo Jushin, të arrestuar mbrëmjen e së shtunës nën akuzat për “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësi” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ngjarja ndodhi më 10 maj 2025, rreth orës 20:20, kur të dyshuarit, me dy automjetet e tyre, i kanë bllokuar rrugën një automjeti tjetër, që drejtohej nga Renuar Kola, 46 vjeç, drejtor i arsimit në Rrëshen, dhe pasagjerit të tij A. D., me pretendimin se këta të fundit po merreshin me blerje votash.

Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetet e Ladi Ndojës dhe Amarildo Jushit u gjetën dhe sekuestruan lista me të dhëna personash, të dyshuara si lista zgjedhësish, që tashmë janë marrë në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, në automjetin e Renuar Kolës nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për tensionet e shtuara në prag të zgjedhjeve dhe ndërhyrjet e mundshme politike në procesin elektoral. Autoritetet kanë deklaruar se hetimet do të vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të verifikuar çdo dyshim për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button