Lajme

Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin, e dyshuar për vrasjen e Antonio Karafilit

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin, e dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit Antonio Karafili, i cili u gjet i vdekur në Voskopojë 7 vite më parë. Prokuroria ka deklaruar se, sipas provave biologjike, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi dyshohet se mbytën Karafilin me çarçaf dhe më pas e varën në pemë, duke krijuar një skenar vetëvrasjeje. Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë lidhja paralele që Spahillari kishte me Karafilin dhe Vathin.

Pas krimit, Spahillari ka emigruar në Kanada, ndërkohë që në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi kreu vetëvrasje. Ndërkohë, e ëma e Kejsi Spahillarit ka reaguar duke mohuar akuzat, duke thënë se vajza e saj nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ngjarja ka qenë e ndodhur ndryshe nga si është paraqitur. Ajo ka sqaruar se pas një grindjeje mes Kejsi Spahillarit dhe Antonio Karafilit, 18-vjeçari ka refuzuar të zbresë nga Voskopoja dhe më pas është gjetur i vdekur nga e ëma dhe vëllai i tij. Ajo ka kërkuar drejtësi dhe ka theksuar se historia është një sajesë pa prova konkrete.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button