Kosova

Gjykata e Apelit punon me orar të reduktuar për shkak të vapës së madhe

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se do të punojë me orar të reduktuar për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta që janë paralajmëruar nga institucionet kompetente.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut, kjo gjykatë bëri të ditur se vendimi është marrë në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025.

“Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim, nga sot, kjo gjykatë do të punojë me orar të reduktuar”, thuhet në njoftim.

Gjykata bëri të ditur gjithashtu se këto masa janë të përkohshme dhe do të rishikohen në vazhdimësi, në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimeve të menaxhmentit të saj.

“Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike,” thuhet më tej në njoftim.

Kjo masë vjen në kohën kur pritet një valë e të nxehtit ekstrem në vend, që pritet të zgjasë për disa ditë me radhë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button